LAJMI I FUNDIT:

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik, me temë: “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Federata Universale e Paqes (UPF).

Në mes shumë personaliteteve dhe njerëzve nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, rektori Hajrizi, mori pjesë në sesionin në të cilin diskutimi ishte i shtrirë mbi raportimin etik në situata konflikti, duke bërë të qartë edhe njëherë rëndësinë e edukimit medial, jo vetëm në vendin tonë por në mbarë globin.

“Mediat janë përgjegjëse për të dhënë informacion të vërtetë në relacion për përdoruesin e tyre, dhe prandaj është një kompleksitet që duhet të trajtohet në mënyrë inovative. Ne besojmë që një qasje inovative, si kërkesë e kohës, është për ta mbrojtur etikën në radhë të parë, të saktën, si dhe t’iu përballemi dezinformacioneve të cilat vijnë nga vende që kanë pretendim destabilizimin”, ka thënë ndër tjerash rektori Hajrizi.


Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se mediat janë një sfidë, pasi që zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka bërë që qasja dhe shpërndarja e informacioneve të jetë në një nivel tjetër, duke krijuar kështu një pamundësi për të filtruar informacionin nga burimet e sakta.

Konferenca e Lidershipit Ballkanik, zhvilloi edhe një sesion tjetër për ndërveprimin e të rinjve dhe të ardhmen e Ballkanit, nga ku UBT u përfaqësua nga koordinatorja e Zyrës Ndërkombëtare në UBT, Lirigzona Morina, e cila theksoi rolin e madh që të rinjtë kanë në komunitet.

Duke u nisur nga vet rrugëtimi i saj, koordinatorja Morina, theksoi se zhvillimi i të rinjve është edukimi i mirëfilltë, dhe se përmes institucioneve inovative siç është UBT, të rinjtë mund të korrin suksese, si dhe mund të ndryshojnë një komunitet të tërë, duke përfshirë edhe ndërveprimin e tyre që ata kanë në Ballkanin Perëndimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori