LAJMI I FUNDIT:

Rektori Hajrizi prezanton modelin teknologjik dhe inovativ të UBT-së në Bullgari

Rektori Hajrizi prezanton modelin teknologjik dhe inovativ të UBT-së në Bullgari

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka prezantuar para rektorëve të universiteteve të Ballkanit modelin e UBT-së, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian Erasmus+ (Mobility staff), si njëri prej institucioneve që ka bërë revolucion në teknologjinë dhe inovacionin në Kosovë dhe rajon.

Ai shpalosi rolin inovativ të ekosistemit të dijes, me theks sistemin e kërkimit arsimor dhe sistemin e inovacionit për ekosistemet e vogla në vend, teksa Bullgaria u bë nikoqir i prezantimit të konceptit të UBT-së, “UBT Smart City”, që është qendra më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Rektorët e universiteteve të Ballkanit dhe të pranishmit e tjerë u njoftuan nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi me punën shkencore të UBT-së, si dhe rolin e madh që ka institucioni në nxjerrjen e kuadrove profesionale në fushat e teknologjisë, inxhinierisë, inovacionit dhe sistemeve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori