Gjashtë kosovarë të etnisë shqiptare, të cilët i janë bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik apo ISIS, në vitin 2013, kishin njohuri të vogël ndaj ligjit islam dhe nuk u larguan kurrë nga Kosova.
Këto gjetje janë pjesë e një morie dokumentesh të brendshme të “Kalifatit”, të cilat Prishtina Insight – BIRN, i disponon.
Këto dosje i janë dhënë Prishtina Insight nga një portal dhe grup opozitar sirian, “Zaman al Uasi”, dhe vërtetësia e tyre nuk është provuar ende.
Dokumentet janë pjesë e një totali prej 23 dosjesh që kanë të bëjnë me kosovarët në ISIS. Asnjë nga gjashtë qytetarët në fjalë nuk ka përfunduar diçka më shumë se shkolla e mesme, dhe vetëm një prej tyre kishte dalë më parë nga Kosova.
Ata që thanë se ishin të punësuar në Kosovë, listuan punë krahu si murator, teknik ndërtimi, moler dhe kasap. Vetëm një prej tyre përmend vendlindjen, Ferizaj.
Këto dokumente janë të parat nga vetë ISIS që provojnë përfshirjen e disa kosovarëve në këtë grup. Dokumentet mund të forcojnë hetimet e prokurorisë për disa prej xhihadistëve kosovarë.
Në dukje formularët janë dokumente standarde të pranimit të individëve, me 23 pika që përfshijnë informacion personal, punësimin dhe nivelin e njohurive fetare.
Zyrtarët e ISIS-it që kanë mbushur formularët për kosovarët kanë pasur edhë një hapësirë për ta plotësuar me rolin e rekrutëve të rinj në të ashtuquajturin kalifat.
Formularët në fjalë janë vetëm gjashtë prej 1736 dokumenteve me informacione personale të rekrutëve të ISIS-it që kanë rrjedhur.
Rreth 40 kombësi janë përfaqësuar në formularë duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Hjermaninë, Arabinë Saudite, Tunizinë, Marokun dhe Turqinë. Përveç 23 kosovarëve, figurojnë edhe 25 luftëtarë nga Shqipëria dhe 8 persona nga Maqedonia.
Këta formularë, të quajtur “të dhënat e muxhahedinëve”, u janë dhënë çdo personi që dëshiron t’i bashkohet grupit, urdhëruar nga Administrata e Përgjithshme Kufitare e të vetëshpallurit Shtet Islamik. Secili prej këtyre formularëve ishte plotësuar në gjysmën e dytë të vitit 2013.
Por grupi opozitar sirian që ia dha këto dokumente Prishtina Insight, vendosi t’i fshijë (mbulojë me bojë) emrat e vërtetë të luftëtarëve dhe informacionet mbi kontaktimin e tyre.
Një aktivist i grupit, Ethar Abdulhak, tha në një përgjigje të shkruar ndaj Prishtina Insight se organizata dëshiron ta mbrojë identitetin e familjeve të këtyre luftëtarëve.
“Ne mbuluam disa prej të dhënave, duke zgjedhur të mos zbulojmë emrin e personit, emrin e nënës dhe numrin e komunikimit. Kjo është me rëndësi për faktin se inteligjenca [shërbimet e sigurisë] mund të përfitojë nga ky informacion, dhe ne respektojmë privatësinë personale”, tha Abdulhaku në përgjigjen e tij.
Megjithatë, aktivistët thanë se janë të gatshëm t’u japin informacione rreth luftëtarëve familjeve të tyre, me kusht që të afërmit të jenë në gjendje të verifikojnë identitetet e tyre.
Një tjetër pikë në formular i pyet rekrutët e rinj mbi njohuritë e tyre fetare, në të cilën ata mund të zgjedhin bazike, mesatare apo e lartë.
Të gjashtë rekrutët kosovarë kishin shënuar kutinë e dijes bazike, çka ngre dyshime se këta rekrutë të rinj nuk kishin shumë njohuri fetare para se t’i bashkoheshin ISIS-it.
Gjithashtu, gjashtë rekrutët kishin thënë se nuk kishin përvojë të mëparshme të luftës në xhihad.
Të gjithë kosovarët që kishin shkuar në territorin e ISIS-it, duket se ishin rekomanduar nga i njëjti person, Abu Abdullahu. Në pesë raste ai referohet si Abu Abdullah al Albani, ndërsa në një vend tjetër si Abu Abdullah Al-Kosovi.
Sipas Shpend Kursanit, ekspert mbi ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, të dy këta emra lufte i referohen Lavdrim Muhaxherit, i cili fillimisht e quante veten Al-Kosovi, e më pas Al-Albani. Duhet të ketë një referencë nga brenda Kosovës, gjithashtu, i cili në këtë rast Kursani thotë se është Zekirija Qazimi, i cili është arrestuar në gusht të vitti 2014 dhe ndodhet ende në paraburgim.
Sipas raportimeve të ndryshme, Qazimi, një imam nga Gjilani u arrestua nga policia tek fshihej në pyll.
Ai akuzohet për rekrutim për terrorizëm dhe po gjykohet në Kosovë bashkë me gjashtë të dyshuar të tjerë.
Në seancën e sotme, 14 mars 2016 në gjykatë, Qazimi nuk deshi të deklarohet se a e përkrah luftën në Siri por tha se prej se është ne burg nuk e din se çfarë është duke ndodhur atje në Siri dhe mohoi që ta ketë ndihmuar ndokënd për të shkuar në Siri.
Qazimi duke u përgjigjur ne pyetjet e avokatit të tij Murat Demolli se çka kishte nënkuptuar kur kishte thënë se “gjaku i kufarëve [jobesimtarëve] është pija më e mirë”, ai tha se këtë e kishte lexuar në një libër të një dijetari dhe se vetëm kishte dashur ta citonte se ekziston ajo thënie pasi që disa hoxhallarë kishin thënë se “nuk është citim i vërtetë”.
Prokuroria pretendon se Qazimi e ka ndërruar komandën e ISIS nga Lavdrim Muhaxheri te kosovari tjetër që po lufton në Siri, Ridvan Aqifi me anë të thirrjeve telefonike.
I pyetur nga prokurori Suad Kuraja nëse e njeh Lavdrim Muhaxherin dhe siç e quajti ai “hoxhën e nderuar Ridvan Aqifin”, Qazimi mohoi të ketë kontaktuar me ta përmes telefonit pasi ata kanë shkuar në Siri.
Por duke folur për Lavdrim Muhaxherin, imami gjilanas tha se nga ajo si e ka njohur ai dhe si flitet në media për të “është sikur të jenë dy persona te ndryshëm”.
“Lavdrimin e njoh si një djalë të qetë e të sjellshëm”, tha Qazimi.
Katër xhihadistë hynë në Siri në të njëjtën ditë, ndërsa dy të tjerë hynë veçmas.
Niveli i arsimit të këtyre rekrutëve varion nga elementar dhe nivel i ulët deri te niveli i mesëm i arsimit.
Është e paqartë se çfarë do të bëjnë autoritetet e sigurisë me këto dokumente të rrjedhura nga opozita siriane, të cilat mund të shërbejnë si prova të rëndësishme në gjykatë.
Përmbajtja e 6 formularëve:
Numri një
- Emri: I fshirë
- Pseudonimi: Abu Hamza Kosovi
- Emri i nënës: I fshirë
- Grupi i gjakut:
- Ditëlindja dhe shteti: 1982, Kosovë
- Statusi martesor: I Pamartuar
- Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
- Arritja akademike: e mesme
- Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
- Puna e mëparshme: punëtor ndërtimi
- Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: vetëm Kosovë
- Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi (“Marokeni”)
- A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
- Data e hyrjes: 2013/11/9
- A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
- (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
- Specializimi? (alternativat janë luftim, sheriat, siguri apo administratë, por asnjë prej këtyre nuk janë përzgjehdur)
- Vendi aktual i punës:
- Depozita: Pasaporta
- Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
- Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
- Data e vrasjes dhe vendi:
Numri dy
- Emri: I fshirë
- Pseudonimi: Abu Khetab Kosovi
- Emri i nënës: I fshirë
- Grupi i gjakut:
- Ditëlindja dhe shteti: 1984, Kosovë
- Statusi martesor: I Pamartuar
- Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
- Arritja akademike: e mesme
- Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
- Puna e mëparshme: teknik ndërtimi
- Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
- Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi (“Marokeni”)
- A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
- Data e hyrjes: 2013/11/9
- A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
- (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
- Specializimi? Bosh
- Vendi aktual i punës:
- Depozita: Pasaporta
- Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
- Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
- Data e vrasjes dhe vendi:
Numri 3
- Emri: I fshirë
- Pseudonimi: Abu Sufian
- Emri i nënës: I fshirë
- Grupi i gjakut:
- Ditëlindja dhe shteti: 1986/10/15, Kosova
- Statusi martesor: I Pamartuar
- Adresa dhe vendbanimi: Ferizaj
- Arritja akademike: Fillor
- Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
- Puna e mëparshme: Kasap
- Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
- Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri)
- A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
- Data e hyrjes: 2013/12/9
- A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
- (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
- Specializimi? Bosh
- Vendi aktual i punës:
- Depozita:
- Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
- Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Është fshirë
- Data e vrasjes dhe vendi:
Numri katër
- Emri: I fshirë
- Pseudonimi: Abu Abdulaziz Kosovi
- Emri i nënës: I fshirë
- Grupi i gjakut:
- Ditëlindja dhe shteti: 1987, Kosovë
- Statusi martesor: I Pamartuar
- Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
- Arritja akademike: i Mesëm
- Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
- Puna e mëparshme: punëtor ndërtimi
- Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
- Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi
- A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
- Data e hyrjes: 2013/11/9
- A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
- (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
- Specializimi? Bosh
- Vendi aktual i punës:
- Depozita:
- Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
- Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
- Data e vrasjes dhe vendi:
Numri pesë
- Emri: I fshirë
- Pseudonimi: Abu Abdel Karim Kosovi
- Emri i nënës: I fshirë
- Grupi i gjakut:
- Ditëlindja dhe shteti: 1992, Kosovë
- Statusi martesor: I Martuar
- Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
- Arritja akademike: Fillor
- Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
- Puna e mëparshme: punëtor ndërtimi
- Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Belgjikë
- Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi
- A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
- Data e hyrjes: 2013/11/9
- A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
- (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
- Specializimi? Bosh
- Vendi aktual i punës:
- Depozita:
- Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
- Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
- Data e vrasjes dhe vendi:
Numri 6
- Emri: I fshirë
- Pseudonimi: Abu Sulejman
- Emri i nënës: Faride
- Grupi i gjakut: O+
- Kombësia: Shqipëri
- Statusi martesor: I Martuar, një fëmijë
- Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
- Arritja akademike: I mesëm
- Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
- Puna e mëparshme: Bojaxhi/moler
- Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
- Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Hyri përmes Azaz
- A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Kosovi
- Data e hyrjes: 29 korrik 2013
- A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
- (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
- Specializimi? Bosh
- Vendi aktual i punës:
- Depozita:
- Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
- Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Aktualisht në Tal Rifat, selia e shqiptarëve
- Data e vrasjes dhe vendi:
Shihni këtu profilet origjinale në arabisht të gjashtë rekrutëve kosovarë: ISIS_Kosovo_Recruits_Forms
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite