LAJMI I FUNDIT:

A rekomandohet korseja e barkut dhe a mund të zvogëlojë yndyrën e barkut?

A rekomandohet korseja e barkut dhe a mund të zvogëlojë yndyrën e barkut?

Korsetë janë rikthyer në modë dhe janë të njohura, pasi, siç thonë femrat, e formojnë trupin në mënyrë të përsosur

Gratë e famshme madje korsetë i kanë popullarizuar, por shumica e tyre jetojnë në lajthitje.


Një korse ju ndihmon të dukeni perfekt në disa modele fustanesh, por nuk mund të ndikojë në formimin e përhershëm të trupit.

Qëllimi i kryesor i korsesë është të mbështesë muskujt e liruar të stomakut, në mënyrë që ata të kthehen në gjendjen e tyre origjinale në një periudhë të caktuar kohore, ndërsa humbja e peshës është diçka krejtësisht tjetër.

Me fjalë të tjera, një korse stomaku nuk mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramë dhe yndyrë, transmeton Telegrafi.

Studiuesit australianë nga Sydnei deklarojnë se për shkak të vështirësisë së lëvizjes së diafragmës, gratë që bartin korse nuk mund të marrin frymë thellë dhe në këtë mënyrë nuk marrin mjaftueshëm ajër.

Gjithashtu, shpeshherë e shtyjnë shkuarjen në tualet, sepse është e ndërlikuar ta vënë sërish korsenë, andaj presioni që krijohet ndikon në fshikëzën e urinës.

Rezultati është vështirësi në urinim, edhe kur ato ndalojnë së veshuri korseja.

Gjithashtu, sipas studiuesve, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në korse shtrydh nervat, kështu që shpesh shfaqen ndjesi shpimi gjilpërash, ngurtësie dhe dhimbje në këmbë. Mund të ketë vështirësi në qarkullim.

Korseja zakonisht rekomandohet për gratë pas lindjes, por ekspertët vërejnë se kjo bëhet vetëm pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar kohore. Gjithashtu, mund të vishet vetëm herë pas here, jo çdo ditë. /Telegrafi/