LAJMI I FUNDIT:

Reklama e financuar nga qeveria australiane për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 has në kritika – qytetarët shqetësohen nga pamjet

Reklama e financuar nga qeveria australiane për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 has në kritika – qytetarët shqetësohen nga pamjet

Për dallim nga vendet tjera që vaksinimin kanë tentuar ta promovojnë përmes pamjeve të rikthimit në normalitet, Australia ka vendosur për një taktikë paksa më të ashpër.

Reklama e re e qeverisë australiane për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19, ku shihet një grua e re duke pasur vështirësi të marr frymë, ka shqetësuar shumë qytetarë dhe ka nxitur kritika që autoritetet po tentojnë të frikësojnë njerëzit dhe t’i detyrojnë të vaksinohen, transmeton Telegrafi.

Zyrtari kryesor shëndetësor Paul Kelly ka thënë për mediat lokale që autoritetet kanë dashur që përmes reklamës – e cila përcillet me titra; “COVID-19 mund të godasë këdo. Qëndroni në shtëpi, testohuni. Caktoni termin për vaksinim”, të jetë sa më e frikshme me qëllim që shumica e atyre në Sydney që nuk janë vaksinuar, ta kuptojnë që situata është e rëndë.


“Këtë po e bëjmë për shkak të situatës në Sydney dhe reklama grafike do të transmetohet vetëm në Sydney. Porosia është e qartë: qëndroni në shtëpi, testohuni dhe caktoni termin për vaksinim”, ka shtuar Kelly.

Autoritetet australiane kanë transmetuar edhe një reklamë tjetër, por kësaj radhe me pamje paksa më të buta ku shihen njerëzit duke bërë parada me fasha pas vaksinimit, me moton “armatosuni kundër COVID-19”.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se reklama “e tmerrshme” mund të jetë jo produktive dhe të sjell kontra-efekte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori