LAJMI I FUNDIT:

Reka kërkon nga PE të përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave

Reka kërkon nga PE të përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman, të cilët i ka njoftuar për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Ministri Reka falënderoi nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Wieland për mbështetjen e deritanishme të Kosovës në procesin e saj integrues.


Me këtë rast ministri Reka, nëpërmjet Wieland kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe që ka si liberalizimi i vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III.

Ministri Reka tha se beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të perspektives Evropiane të Kosovës.

Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, uroi ministrin Reka për detyrën e re, si dhe shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizimin e funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend.