LAJMI I FUNDIT:

Reka dhe Magno flasin për avancimin e donacioneve të USAID-it

Reka dhe Magno flasin për avancimin e donacioneve të USAID-it

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka gjatë një takimi me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno kanë biseduar për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe avancimin e koordinimit të donacioneve nga kjo organizatë.

Ministri Reka në takim ka shpalosur prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave të menjëhershëm në funksion të avancimit të axhendës euro-atlantike të Kosovës.


Kurse, Magno njoftoi ministrin Reka për planet afatgjatë të angazhimit të USAID në Kosovë dhe njoftoi për strategjinë pesëvjeçare që është finalizuar dhe pritet aprovimi i saj brenda disa muajve. /Telegrafi/