LAJMI I FUNDIT:

Reka bisedon me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, merr mbështetjen e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave

Reka bisedon me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, merr mbështetjen e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka realizuar një bisedë telefonike me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainner Wieland, pasi ishte i pamundur realizimi i takimit të planifikuar në Bruksel, ku kanë folur për pakon e ndihmës makro-financiare prej 100 milionë eurosh për Kosovën, dhe liberalizimin e vizave.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të Ministrisë së Integrimit Evropian.


“Ministri në detyrë Reka, e njoftoi z.Wieland me situatën e emergjencës shëndetësore dhe masat e ndërmarra nga Qeveria në detyrë, në luftimin e pandemisë COVID-19, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e gjertanishme për Kosovën që ka dhuruar Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe ndihmën e fundit të miratuar nga Komisioni Evropian, atë të pakos së ndihmës makro-financiare prej 100 milionë euro për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainner Wieland

Po ashtu kanë diskutuar për mbështetjen e Wieland dhe të parlamentarëve evropian në rrugën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

“Reka kërkoi nga nënkryetari i Parlamentit Evropian z. Wieland, që ai dhe miqtë tjerë euro-parlamentarë të vazhdojnë të jenë zëri i Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së, sidomos tash kur nevojitet bindja e fundit e shteteve hezituese për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Wieland rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe të parlamentarëve evropian për Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori