Reja: Tani kemi një skuadër të vërtetë, në Elbasan me disa ndryshime, kapiten Mavraj dhe Hysaj

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë.
Tekniku italian zbuloi se në takimin e ditës së nesërm, do të shohim një skuadër ndryshe nga ajo ndaj Islandës.
Reja gjithashtu analizoi edhe disa nga problemet e hasura në sfidën e ditës së shtunë, teksa u shpreh:
Skema 3-5-2- “”Unë nuk pashë probleme në mbrojtje dhe në sulm, por jam dakord që lidhja mes tyre është një problem, duhet punuar për një koordinim sa më të mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Po përmirësohemi në lëvizje, në lojë ofensive, tani duhet konkretizuar puna që kemi bërë, sepse në mbrojtje luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.
Potenciali i skuadrës- I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.
Formacioni- Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë tre katër ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim.

Islanda – Në Islandë luajtëm zotëruam lojën, ata patën një rast dhe shënuan. Siç tha Hysaj ne duhet të vazhdojmë në rrugën e drejtë, të punojmë më fortë.
Sutata aktuale në grup- Nuk mund të flasë për Turqinë dhe Francën, unë duhet të shoh shtëpinë time. Është diçka që nuk ndodh brenda ditës ose javës, ne duam mbështetje dhe nesër besoj se do ta kemi. Objektivi është që skuadra të përmirësoheshe vazhdimisht. Ndeshjet nuk ka përfunduar do të luftojmë deri në fund. Nuk do futemi për barazim, por për të filtruar, e rëndësishme është të dalim nga ndeshja me kokën lart.
Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Do të hyjmë për të fituar në fushë. Nëse e bëjmë këtë aspekti moral do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh të ecësh përpara. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tani. Do ta kërkojmë këtë me të gjitha forcat tona.
Kapiteni – Nuk ekziston si problem. Nëse do të jetë Mavraj do të jetë ai, nëse jo do të Hysaj. Kjo është zgjedhja përfundimtare, kjo është linja. /Panorama Sport/




















































