Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e dytë ndaj Izraelit në stadiumin ‘’Air Albania’’, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, trajneri Edoardo Reja dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën zyrtare për media ku kanë folur në lidhje me objektivat për këtë sfidë, me të dy njëzëri që kërkojnë vetëm 3 pikët.
Trajneri Reja analizoi përfaqësuesen izraelite, duke vënë në pah edhe se çfarë duhet të bëjë kombëtarja shqiptare, ndërsa theksoi se skuadrës sonë i mungon finalizimi. Gjithsesi, ekipi ka vlera të rëndësishme tha Reja në fjalën e tij, ndërsa foli edhe për sulmin Broja-Uzuni.
Përballjet me Izraelin – Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin kanë qenë një histori tjetër. Tani ata kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar si atëherë. Izraeli është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka janë ofensivë dhe të shpejtë, edhe krahët e mbrojtjes i kanë shumë aktivë në aksionet ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet të shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse. Të mos i lejojmë atyre që të krijojnë superioritet numerik dhe te nisemi me shpejtësi. Kjo është mënyra taktike që duhet të bëjmë mirë këtë ndeshje dhe të mundohemi ta fitojmë.
Fokusi i skuadrës – Ne po punojmë që të mundohemi të propozojmë sa më shumë aksione ofensive. Për shembull duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, vëmë re se nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore apo në zonën kundërshtare, por për fat të keq finalizimi që është aspekti i konkretizimit të punës, nuk ka funksionuar si duhet, në një mënyrë apo tjetër. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Tani na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera si ndaj Islandës për të vënë në vështirësi Izraelin. Nga kjo pikëpamje kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzuar situatat.
Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur, se nëse e merr në konsideratë asnjë skuadër nuk ka asgjë për të humbur. Si Islanda, Izraeli e Shqipëri, rënie nuk ka, ndaj tension nga ana jonë nuk ka. Ndaj do të luajmë të hapur dhe do ta bëjnë edhe të tjerët. Ideja jonë është të mos humbim ndeshjen, dhe të mos vuajmë se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të të vërë në vështirësi, sepse janë të shpejtë, të bëjnë presion në çdo cep të fushës. Kur gjen këto skuadra mund të kesh vështirësi. Por edhe ne kemi forcat tona, ne do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsideratë vlerat e kësaj skuadre se ka vlera të rëndësishme.
Broja – Uzuni nga minuta e parë? – Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Janë mirë të dy. Uzuni duket së shëruar dhe kur u kthyem tregoi se është në gjendje 100%. E njëjta gjë për Brojën. Se kush do luajë, do ta vendos nesër gjatë ditës, kur t’u bëj me dije edhe djemve. Shpresojmë të jenë mirë, nëse aktivizohen, shpresojmë të jenë në formë që të na zgjidhin problemet në fazën ofensive.
Kritikat e analistëve – Secili është i lirë të shprehë vlerësimet e veta. Mua nuk më intereson shumë gjykimi i të tjerëve, dua të shoh në shtëpinë time. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira, kemi bërë edhe ndeshje të mira. Por jo gjithmonë mund të luash mirë. Në veçanti në këtë moment është e vështirë të kesh intensitetin, jemi në fund të kampionatit. Edhe në Islandë nuk është se ishim shumë brilantë, për fat të keq mund të ndodhë. Urojmë që zgjedhjet e mia të bien mbi lojtarë që të jenë të motivuar por edhe të jenë mirë nga pikëpamja fizike e mendore se nesër duhet të jemi në maksimum. Pasi ata janë një skuadër që vrapojnë për 90 minuta dhe mund të të vendosin në vështirësi. Ne duhet t’i përgjigjemi flakë për flakë, pastaj kritikat janë për çdo trajner. Në Itali janë 50 milionë trajnerë, në Shqipëri sa janë? 10 milionë? Është e drejtë që të ketë kritika se nëse bëhen mirë mund të të simulojnë për të përmirësuar edhe lojën, edhe fazën ofensive. Ne kemi disa siguri brenda skuadrës. Më është krijuar përshtypja se djemtë e miratojnë këtë sistem, përgatitjen, si bëhet ndeshja. Ndaj pyetini lojtarët. Janë zakonisht lojtarët që nuk pranojnë një lloj filozofie, por më duket se është një skuadër e ndërgjegjshme për vlerat që ka dhe e di atë që duhet bërë. Ka disa raste ku nuk ia del. Durim, çfarë t’i bësh! Nuk është se mund t’i gjuaj me pushkë. Edhe unë do të dëshiroja që të luanim mirë, por jo gjithmonë mund ta bësh, është normale kjo, sidomos në këtë periudhë të kampionatit.
Zërat e merkatos – Të gjithë faktorët ndikojnë, pasi ka lojtarë pa kontratë e të tjerë që janë në negociata për të ndryshuar ekip dhe këto sigurisht që shkaktojnë shpërqendrim. Kjo është pjesë e profesionit që bëjmë dhe duhet të përqendrohemi te lojtarët që janë më të impenjuar e të përqendruar. Gjithsesi unë dua të komplimentoj të gjithë lojtarët, pasi janë treguar të gatshëm dhe kanë treguar impenjim maksimal në ditët e grumbullimit me kombëtaren.
Shqetësim moti me shi? – Jo, aspak. Pavarësisht motit, ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë. Më intereson shumë impenjimi maksimal, pasi vetëm kështu mund të marrim atë që duam nga kjo ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=4MM4c31Bccc
Edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra do të japë maksimumin ditën e nesërme ndaj Izraelit. Futbollisti kuqezi theksoi se grupi i Shqipërisë në Ligëne Kombeve është mjaft i ekuilibruar, por synimi ynë është që të marrim maksimumin duke nisur që nga kjo ndeshje.
Presion ndaj Izraelit? – Çdo kundërshtar të jep presion. Nuk ka skuadër qe nuk të jep presion, është me mirë qe ka presion se je më i përqendruar, skuadra ka objektivin, vendin e parë. Duket në stërvitje të gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin.
Forca e kundërshtarit – Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtarë të shpejtë, do shikojmë forcat tona, të mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.
Prania në konferencë sot – Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë. Për gabimin kam parë se keni qejf te flisni. Në çdo punë te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet ne ndeshjen tjetër.
Islanda apo Izraeli? – Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume ne fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj.
Vështirësitë e skuadrës? – Sigurisht qe kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bërë gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Çmenduri në Kolumbi: Trajneri dënohet me tri vite pas provokimit që i bëri tifozëve kundërshtarë
“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje