LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me magnitudë lokale prej 2,6 ballëve të shkallës Rihter është regjistruar sonte në RMV.

Tërmeti është regjistruar në ora 18.18 me epiqendër 115 kilometra në jug të Shkupit, i cili rrjedh nga rajoni epiqendror Manastir – Follorinë.


Tërmetin e ka regjistruar Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, i cili kumtoi se ai është ndjerë nga popullata në Manastir dhe rrethinë me intensitet prej III-IV sipas Shkallës makrosizmike evropiane.