LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen shumë probleme shëndetësore trupore te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni

Regjistrohen shumë probleme shëndetësore trupore te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni
Foto: Ilustrim/Arkiv

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publike (ISHP) thonë se te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni ka shtrembërime trupore, mostrajtim të duhur të trupit dhe kequshqyerje, si situata më të pranishme patologjike të vërtetuara gjatë kontrolleve sistematike.

Shtrembërim të boshti të kurizir ka te 11.013 nxënës, ose 18,1%, nga numri i përgjithshëm i të kontrolluarve. Mostrajtimi i mirë i trupit është evidentuar të 10.888 nxënës, ose 17,9% e të kontrolluarve, kurse shtrembërim të shputës ka te 9.808 nxënës, ose 16,2% e të kontrolluarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

9.313 nxënës, ose 15,3% e të kontrolluarve kequshqehen. Zhvillim i keq i trupit është hasur te 2.388 nxënës, ose 3,9% e të kontrolluarve.


5.407 nxënës, ose 8,9% e të kontrolluarve kanë probleme me shikim dhe motilitet. Anomali kongjenitale të zemrës janë hasur te 313 nxënës, ose 0,5% e të kontrolluarve. Te 261 nxënës, ose 0,4% e të kontrolluarve është hasur infektim, kurse 1.331 nxënës ose 2,2% kanë patur pamjaftueshmëri higjienike.

Nën 10 gram hemoglobin kanë 1.334 nxënës, pastaj albumina në urinë ka te 668 nxënës, si edhe karies në dhëmbë ka te 10.377 nxënës. Anomali ortodontike ka te 3.416 nxënës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori