LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 44 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Regjistrohen 44 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Vijon të rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Sot janë shënuar 44 raste të reja, ky gjysma prej tyre janë në Tiranë.


“Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive. Përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë nga 4 raste në Durrës, Kamëz dhe Shkodër, 2 në Lushnje, 1 në Vlorë, 1 në Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë”, tha Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 40 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 9 prej tyre.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi shkon në 35.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me COVID-19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi”, tha ajo.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 të prekur, duke e çuar në 1001 numrin e të shëruarëve që nga fillimi epidemisë. /Telegrafi/