Regjistrohen 373 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.489 testime për coronavirus, ndërsa 373 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja, në Shkupi ka 196, Manastiri - 36, Ohri - 20, Kavadari - 18, Prilepi - 17, Strumica dhe Gjevgjelia - 11, Veles - 9, Kriva Pallanka - 7, Kumanova dhe Shtip - nga 6, Kërçova, Negotina, Resnja, Valandova dhe Makedonski Brod - nga 4, Tetova, Koçani dhe Dellçeva - nga 3, Radovishi - 2, Struga, Bogdanci, Demir Hisari, Demir Kapija dhe Dojrani - nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe gjashtë pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 3 dhjetor deri 21 dhjetor 2021.
Ndërkaq, ISHP ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 224.507, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, ndërsa 7.953 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (30 dhjetor) është 5.006./Telegrafi/




















































