Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.831 testime për coronavirus, ndërsa 298 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 145, Kavadar - 23, Prilep - 17, Manastir - 14, Kërçovë - 13, Shtip, Ohër dhe Strumicë - nga 9, Kumanovë dhe Resnjë - nga 8, Tetova - 6, Gjevgjelia - 5, Velesi, Koçani dhe Radovishi - nga 4, Kriva Palanka, Vinica dhe Valandova - nga 3, Dellçeva dhe Makedonska Kamenica - nga 2, Gostivari, Negotina, Shën Nikolla, Probishtipi, Kratova, Demir Hisar dhe Makedonski Brod - nga 1.


Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe katër pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 9.12.2021.

Në 24 orët e fundit si të shëruar janë regjistruar 335 pacientë.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 220.467, prej të cilëve 207.238 janë shëruar, ndërsa 7.778 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (16 dhjetor) është 5.451./Telegrafi/