Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.824 testime për coronavirus, ndërsa 1.409 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 783, Manastir - 76, Kumanovë - 67, Kavadar - 55, Tetovë - 50, Veles - 45, Prilepi dhe Gostivar - 42, Strumicë dhe Negotinë - 30, Gjevgjeli - 24, Ohër - 21, Shtip dhe Kërçovë - 19, Koçani - 14, Resnjë - 13, Kriva Pallanka - 12, Valandova - 11, Radovishi - 7, Struga, Dellçeva dhe Makedonski Brod - 6, Shën Nikolla, Vinica dhe Demir Kapi - 5, Berovë dhe Bogdanci - 4, Dibër dhe Probishtip - 2, Kratovë, Demir Hisar, Pehçevë dhe Dojran - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 10 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31 janar deri 7 shkurt.

Kurse ISHP ka regjistruar 1.455 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 283.547, prej të cilëve 263.196 janë shëruar, ndërsa 8.686 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (10 shkurt) është 11.665./Telegrafi/