Regjistrohen 1.375 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.188 testime për coronavirus, ndërsa 1.375 kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 852, Manastir - 135, Prilepi - 70, Kumanova dhe Kavadari - 38, Ohri dhe Shtipi - 25, Strumica - 21, Resnja - 18, Tetova dhe Gjevgjelia - 14, Negotina - 13, Gostivari, Velesi dhe Radovishi - nga 10, Vallandova - 9, Probishtip, Demir Hisar dhe Krushevë - 8, Kërçova dhe Bogdanci - 7, Dellçeva dhe Kriva Pallanka - 6, Koçani - 5, Struga, Vinica, Makedonski Brod dhe Sveti Nikola - nga 3, Dibër, Kratovë dhe Pehçevë - nga 2.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për Covid-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 2 pacientë të tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 dhjetor deri 2 janar.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 217 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 228.540, prej të cilëve 213.722 janë shëruar, ndërsa 8000 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 6.818./Telegrafi/


































