Regjistrimi i popullsisë u njoftua të ishte ndër prioritetet edhe të kësaj Qeverie por deri tani nuk ka nismë zyrtare në Kuvend për miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2021. Propozim-ligji që nuk gjeti mbështetje në Kuvend gjatë mandatit të kaluar, pritet të dorëzohet përsëri në procedurë parlamentare. Miratimi i tij sipas pushtetit duhet të bëhet, e shumta deri në fund të vitit por nuk potencohet saktë se kur do ta dorëzojnë në Kuvend. Enti shtetëror i statistikës, si institucion që duhet të zbatojë regjistrimin, thotë se një pjesë e përgatitjeve janë bërë që vitin e kaluar, meqë regjistrimi fillimisht ishte planifikuar të bëhej në prill të 2020-tës. Megjithatë zëvendësdrejtori Zirap Ademi thekson nevojën për miratim më të shpejtë të ligjit.
“Sa më shpejt, aq më mirë për ne. Neve, faktikisht, ligji “na duhej dje” të jetë veçse i kaluar në Parlament, mirëpo ende ka kohë. Sa më shpejt të jetë e mundur, aq më mirë për ne, na i lehtëson punën që të arrijmë në kohë me të gjitha përgatitjet për një proces të tillë. Për sa u përket ndryshimeve të propozim-ligjit, nuk do të ketë asnjë ndryshim përveç datës se kur do të mbahet regjistrimi i popullsisë”, tha Zirap Ademi, zv. drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës
Regjistrimi parashihet të bëhet sipas parimit “vendbanim i përhershëm”. Pjesë e tij do të jenë të gjithë personat që jetojnë në shtet dhe të huajt që janë këtu për më gjatë se një vit. Shtetasit që jetojnë jashtë vendit do të mund të regjistrohen nëpërmjet formës elektronike.
“Propozimi tani është që të mbetet edhe kategoria etnike, edhe religjioni, edhe gjuha amtare”, pohoi Zirap Ademi, zv.drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.
Procesi do të monitorohet nga përfaqësues të EUROSTAT-it. Për regjistrimin në terren parashihet të angazhohen mbi 2600 persona kurse regjistrimin do ta bëjnë direkt në formularë elektronik, i qasshëm në të 7 gjuhët e komuniteteve në vend. Tenderi për sigurimin e pajisjeve teknike ka përfunduar kurse për vitin 2021, qeveria duhet të parashikojë buxhet për kompensimin e regjistruesve në terren dhe komisionerëve në komisionet rajonale të regjistrimit. I gjithë procesi pritet të kushtojë 8.5 milion euro.
OBRM-PDUKM-ja beson se pushteti nuk ka kapacitet të organizojë proces efikas të regjistrimit.
“Regjistrimi është operacion statistikor dhe jo çështje politike. Ne nga kjo Qeveri nuk presim diçka tjetër përveç një operacioni politik të cilin Qeveria do të shfrytëzojë si shënjestër, gjë që është gabim. Ne nuk pajtohemi me këtë sepse kjo Qeveri nuk ka kapacitet që ta zbatojë regjistrimin si operacion statistikor”, tha Eli Panova, OBRM-PDUKM.
Në mandatin e kaluar, grupet parlamentare nuk arritën marrëveshje për miratimin e ligjit për regjistrim. Regjistrimi i fundit në vend është bërë në vitin 2002 kurse procesi i filluar i vitit 2011 dështoi pasi u ndërpre në gjysmë për shkak të ndërhyrjeve politike. Statistikat e kësaj natyre janë kusht për hapjen e disa kapitujve në negociata me BE-në./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës