LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Është më shumë se numër, është busulla e së ardhmes për Kosovën

Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Është më shumë se numër, është busulla e së ardhmes për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi që do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, që është realizuar përgjatë shtatë jave nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti.

Kurti ka thënë se publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përbënë një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë shumë të madhe.

“Regjistrimi i fundit u krye në vitin 2011 mjaftueshëm kohë për tu bërë pjesë e kujtimeve historike,por tani fal standardeve të avancuara dhe teknologjisë kemi një pasqyrë të saktë të realiteti tonë dhe një bazës të re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se regjistrimi i popullsisë është më shumë sesa mbledhje e statistikave, është pasqyrë e qartë e realitetit tonë se kush jemi, ku jemi, sa jemi, si jemi dhe si mund të ecim përpara

“Të dhënat e regjistrimit janë thelbësore. Ato përfaqësojnë bazën për të hartuar dhe zhvilluar politika të cilat i adresojnë nevojat reale të qytetarëve të republikës.

Janë më shumë se numra, përtej të dhënave në formën e shtirave pasi që janë pasqyra e realitetit tonë dhe njëkohësisht edhe busulla e cila na drejton drejt së ardhmes duke u bazuar në evidencë dhe fakte”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori