LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i bujqësisë, defekte të vogla të një procesi të madh

Regjistrimi i bujqësisë, defekte të vogla të një procesi të madh

Bujqësia kosovare pritet të fitojë shumë nga procesi i regjistrimit të saj, që përfundoi më 20 nëntor, me gjithë që mënyra si u realizua ky projekt, mori edhe kritika jo të mira.

Kësi përfundimi u nxor në një debat që iu kushtua këtij procesi, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, në Klan Kosova.


Shefi i divizionit për statistika të Bujqësisë dhe Mjedisit në Agjencinë e Statistikave, Haki Kurti tha se procesi ka pasur disa telashe në ditët e para, por në përgjithësi u bë në harmoni me praktikat më të mira të regjistrimit.
Ai tha se rezultatet preliminare, që do të dalin në shkurt të vitit ardhshëm, do të jenë pasqyrë e punës që është bërë.

Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, që njehërit është edhe udhëheqës i divizionit për Bujqësi në AAK, kritikoi mos përfshirjen në regjistrim të katër komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës por edhe mungesën e fushatave që do të vetëdijesonin qytetarët.

Këto, sipas tij, rrezikojnë të sjellin rezultate të kontestuara në sektorin e bujqësisë.

Sidoqoftë, Rusinovci shtoi se ky regjistrim është shumë i nevojshëm, sidomos kur dihet se një i tillë nuk është bërë që nga viti 1960.

Edhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Bujqve, TahirTahiri kontestoi rezultatet që mund të dalin nga ky regjistrim, duke pretenduar se qytetarët kanë hezituar t’i japin të dhënat e sakta, pasi organizatorët e këtij projekti nuk i kanë informuar ata për qëllimin e regjistrimit. Ai tha se jo pak njerëz kanë hezituar të japin të dhëna të sakta për pronat e tyre ngase janë frikësuar për shtim tëtatimeve.

Halmi Gjergjizi, njohës i fushës së agrobiznesit tha se regjistrimi që zgjati nga 1 deri më 20 nëntor, ka rëndësi strategjike për të ardhmen e sektorit të bujqësisë. Të dhënat që do të dalin, sipas tij, përveç që do të ndihmojnë në ndarjen e subvencioneve, do të shfrytëzohen edhe për hartimin e politikave bujqësore.

Ky regjistrim është i pari që bëhet në vend, paslufte, dhe i dyti nga viti i largët 1960. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në shtator 2015.

Regjistrimi i ardhshëm i bujqësisë do të bëhet në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

Dukagjini Publishing House
Kalo në kategori