LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i fëmijëve në institucionet parashkollore fillon nga 22 qershori deri më 4 korrik

Regjistrimi i fëmijëve në institucionet parashkollore fillon nga 22 qershori deri më 4 korrik
Foto: Arkiv

Fëmijët në institucione parashkollore do të mund të regjistrohen nga data 22 qershor deri më 4 korrik, të këtij viti, duke respektuar distancën sociale sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

Kështu bëjnë të ditur në një përgjigje dërguar Telegrafit, nga zyra për informim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).


“Regjistrimi i fëmijëve në institucione parashkollore, do të fillojë nga 22 qershori deri më 4 korrik. IPSH-të, do të organizojnë procesin e regjistrimit të fëmijëve në mënyrë që të mbahet distanca sociale sipas IKSHPK-së”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit.

Sipas tyre, nga mosha 5 deri 6 vjeç edukimi në distancë do të vazhdojë deri më 1 korrik të këtij viti, raporton Telegrafi.

“Drejtorit komunale të arsimit sugjerohen që të planifikojnë përfundimin e vitit për fëmijët në institucione parashkollore nga mosha 0 deri 6 vjeç, nga 1 korriku deri më 31 gusht. Platforma online ‘Edukimi në Distancë’, do të vazhdojë të jetë aktive edhe pas përfundimit të gjendjes së emergjencës për prindërit-kujdestarë ligjorë të fëmijëve 0-6 vjeç, të cilët nuk vijojnë edukimin e hershëm IPSH/shkollë”, kanë thënë nga zyra e informimit, për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori