LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i filmit “Rust” përshkruan momentin kur u qëllua nga Alec Baldwin, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins

Regjisori i filmit “Rust” përshkruan momentin kur u qëllua nga Alec Baldwin, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins

Regjisori i “Rust” ka përshkruar momentin kur u qëllua nga aktori Alec Baldwin në xhirime të filmit.

Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-prodhuesi i filmit, po mbante armën kur qëlloi dhe vrau kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet pranë Santa Fe më 21 tetor 2021.

Joel Souza u godit nga i njëjti plumb që vrau Hutchins, por nuk ndoqi asnjë veprim ligjor.


Joel Souza (Foto: AP)

Mbikëqyrësja e armëve, Hannah Gutierrez-Reed, është po ashtu në gjyq e akuzuar për vrasje të pavullnetshme.

Të gjitha lajmet nga Joel Souza
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joel Souza

65 vjeçari përballet me një gjyq të veçantë për të njëjtat akuza në korrik.

Alec Baldwin (Foto: Getty Images)

Të dy janë deklaruar të pafajshëm, me Baldwin që pretendon se ai kurrë nuk e ka tërhequr këmbëzën.

I thirrur për të dëshmuar në gjyqin e Gutierrez-Reed, Souza kujtoi se ai lëvizi pas Hutchins për të parë më nga afër këndin e kamerës – por nuk e pa kurrë armën që e qëlloi.

Hannah Gutierrez-Reed në gjykatë më 26 shkurt (Foto: AP)

“Unë u ngrita pas saj vetëm për t’u përpjekur të shikoja në monitor dhe pati një zhurmë tepër të fortë”, theksoi ai.

Kjo ngjarje është në proces që nga viti 2021, pavarësisht së Alec nuk e pranon fajin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

“E nxore fytyrën, mashtruese” - kriset miqësia mes Eglit dhe Danjës

“E nxore fytyrën, mashtruese” - kriset miqësia mes Eglit dhe Danjës

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Magazina
Soni Malaj ‘thumbon’ kolegët: Tre vetë jemi që këndojmë live

Soni Malaj ‘thumbon’ kolegët: Tre vetë jemi që këndojmë live

Kalo në kategori