Procedurat fillestare për reforma Kushtetuese dhe zgjedhore, sipas nismës së presidentit Hashim Thaçi, kanë filluar të zbatohen, ndonëse pa opozitën.
Zyrtarë nga Presidenca e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë, se procesi i nisur për reforma është duke shkuar ashtu siç është paraparë.
Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, tha se nëngrupet punuese kanë kryer punët e tyre dhe se do të vazhdohet me procedurat e tjera.
“Grupet punuese e kanë përfunduar punën e tyre ashtu siç ishte përcaktuar me afatet kohore. Ato i kanë dorëzuar rekomandimet e tyre dhe pritet që në një të ardhme sa më të shpejtë, këto rekomandime t’i përcillen Kuvendit të Kosovës. Më pastaj, vet Kuvendi i Kosovës do të vendos për reformën elektorale”, tha Arifaj.
President Thaçi, vitin e kaluar formoi dy nëngrupe punuese, një për amendamentimin e Kushtetutës dhe një tjetër për reformën zgjedhore në të dyja nivelet, atë qendror dhe lokal.
Në këtë funksion, gjatë nëntorit të vitit të kaluar, presidenti organizoi mbajtjen e dy takimeve me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, por këto takime u bojkotuan nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Mjellma Hapçiu-Alijaj nga Demokracia për Zhvillim, organizatë kjo pjesë e nëngrupeve punuese për reformën zgjedhore, tha për Radion Evropa e Lirë se nga takimet punuese, përfaqësuesit e subjektet politike, por edhe shoqëria civile kanë dhënë rekomandimet e tyre për reformën që duhet bërë.
Alijaj theksoi se duhet të pritet që në fund, pas dorëzimit të rekomandimeve në Kuvend, të shihet se a janë përfshirë sugjerimet e tyre.
“Ka pasur një disponim të mirë në grupe punuese lidhur me propozimet tona. Shpresojmë se do të merren parasysh. Megjithatë do të mbetet të shihet kur këto propozime t’u shkojnë partive politike dhe Kuvendit të Kosovës, ngase ata do të jenë vendimmarrësit përfundimtar”, tha ajo.
Kurse, Driton Selmanaj, nga organizata Demokraci Plus, mendon se nisma për reformën zgjedhore nga presidenti nuk është serioze dhe siç thekson ai, për këtë arsye si organizatë janë tërhequr nga nëngrupi punues.
Selmanaj thotë se propozimet të cilat kanë ardhur nga zyra e presidentit për reformën zgjedhore janë të pa pranueshme dhe nuk mund t’i ndryshojnë as partitë politike e as shoqëria civile.
“Ka një tendencë të kahershme që të mbyllen listat zgjedhore. Ne mendojmë se kjo paraqet një regres për demokracinë sepse tendenca për t’i mbyllur listat i bie që njerëzit nuk do ta dinë se kë do ta votojnë, por votojnë për parti politike. Kjo duket sikur lidershipi i partive politike nuk po e pëlqen demokracinë”, tha Selmanaj.
Sipas Driton Selmanajt, qasja e presidentit Thaçi, që të shpejtohet afati i përmbylljes së reformave, nënkupton se nuk ka shumë interesim për reforma të duhura zgjedhore, por për zbatimin e interesave për arritjen e qëllimeve politike.
“Ne këtë fazë, qasja e zyrës së presidentit ka qenë për mendimin tonë e pasinqertë, joserioze për tu realizuar një reformë e mirëfilltë zgjedhore në Kosovë”, u shpreh Selmanaj.
Sido që të jetë, këshilltari i presidenti Ardian Arifaj tha se ky proces i reformave zgjedhore, pritet të përfundojë shpejt. Ai tha se një nismë e tillë nga presidenti është nisur me qëllim që në të ardhmen, në Kosovë të këtë zgjedhje fer dhe demokratike.
“Të kemi një sistem elektoral që garanton një proces elektoral të drejtë fer, të lehtë dhe që është transparent edhe për qytetaret”, tha Arifaj.
Propozimet e para që Thaçi i ka bërë janë ndryshimet Kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së presidentit përmes votës së popullit dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve, përkatësisht që Kuvendi në të ardhmen të mos i ketë 120, por 100 ulëse.
Po ashtu, me anë të reformave në të ardhmen pritet që Kosova t’i njeh si pakica kombëtare e Kushtetuese edhe malazezët dhe kroatët. Edhe këto pakica, mendohet se më pas do të kërkonin ulëse në Kuvend.
Megjithatë, për votimin e reformave në Kuvend, sidomos atyre Kushtetuese, do të nevojitet mbështetja e komuniteteve pakicë, ngase do të kërkohet votimi i dyfishtë, përkatësisht që reformat të marrin 80 vota të deputetëve dhe dy të tretat e votave të pakicave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Ambasadori Aivo Orav: BE-ja do në Kosovë, një qeveri që mban premtime

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria