LAJMI I FUNDIT:

Reforma e re e ligjit në Britani – shoferët që shkaktojnë aksidente me fatalitet do të mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Reforma e re e ligjit në Britani – shoferët që shkaktojnë aksidente me fatalitet do të mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Gjyqtarët tani do të kenë mundësi që t’u japin dënim me burgim të përjetshëm shoferëve të rrezikshëm që shkaktojnë aksidente me fatalitet dhe shoferëve të pakujdesshëm që nën ndikimin e drogës dhe alkoolit shkaktojnë vdekjen e pjesëmarrësve të komunikacionit.

Ligji aktual lejon dënimin me maksimum 14 vite burgim për çdo krim të këtij lloji, shkruan BBC.

Por “të gjithë ata që janë përgjegjës për vdekjet në aksidente trafiku tani do të mund të përballen me burgim të përjetshëm”, tha Dominic Raab, sekretari i drejtësisë, transmeton Telegrafi.


Këto ndryshime do të futen në ligj si pjesë e aktit për Polici, Krim, Dënim dhe Gjykata.

Sipas ligjit të ri, edhe shoferët që shkaktojnë lëndimin e të tjerëve për ngasje të pakujdesshme, duke përfshirë këtu edhe lëndime afat-gjata ose lëndime permanente do të mund të përballen me dënime më të ashpra.

Ndryshimi i propozuar i ligjit për herë të parë u kërkua në vitin 2017, dhe të martën do të hyjë në fuqi.

Ky ndryshim do të zbatohet për shkeljet në Angli, Skoci dhe Uells, por jo edhe në Irlandën Veriore, vend i cili ka ligj të veçantë mbi sigurinë në rrugë.

“Shumë jetë kanë humbur për shkak të veprimeve të pakujdesshme të atyre që janë pas timonit, shume familje janë shkatërruar prej këtyre veprimeve”, shtoi Raab. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Evropa
Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

Amerika
Trump ngrin rreth 2 miliardë dollarë fonde të Harvardit pasi universiteti refuzoi kërkesat nga Shtëpia e Bardhë

Trump ngrin rreth 2 miliardë dollarë fonde të Harvardit pasi universiteti refuzoi kërkesat nga Shtëpia e Bardhë

Amerika
San Diego u trondit nga 'një tërmet përbindësh', banorët në panik - pamje që tregojnë 'kaosin e krijuar'

San Diego u trondit nga 'një tërmet përbindësh', banorët në panik - pamje që tregojnë 'kaosin e krijuar'

Amerika
A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?

A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?

Evropa
I dërguari i Trump thotë se Putini është i hapur për marrëveshjen e

I dërguari i Trump thotë se Putini është i hapur për marrëveshjen e "paqes së përhershme" me Ukrainën

Botë
Kalo në kategori