LAJMI I FUNDIT:

Referendumi në Britani, votimi vijon deri në orën 23:00

Referendumi në Britani, votimi vijon deri në orën 23:00

Britanikët po votojnë ende në referendumin historik, për të vendosur nëse do të qëndrojnë apo do të largohen nga Bashkimi Evropian.

Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor një numër rekord prej 46 milionë e 499 mijë e 537 persona me të drejtë vote iu janë drejtuar kutive të votimit që prej orës 08:00 të mëngjesit, të cilat do të mbyllen në orën 23:00.

Gjatë ditës votoi edhe kryeministri David Kameron i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Samantha. Sot Kameron nuk preferoi të fliste, teksa një ditë më parë ai bëri lutjen e fundit që britanikët të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.


Ky është referendumi i tretë mbarëkombëtar në historinë e Britanisë së Madhe dhe vjen pas një beteje 4 mujore mes palëve pro dhe kundër Bashkimit Evropian.

Në letrën e votimit pyetja që u shtrohet qytetarëve britanikë është: A duhet që Britania të qëndrojë anëtare e Bashkimit Evropian apo duhet të largohet nga unioni?

Cilado palë që merr më shumë se gjysmën e votave të hedhura konsiderohet fituese.

Procesi është shoqëruar me disa incidente të vogla por vetëm si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe stuhi që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit.

Si pasojë e përmbytjeve në perëndim të Londrës janë zhvendosur disa vendvotime në mënyrë që të mos ndërpritej procesi.

Pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, pra në orën 23:00, kutitë me vota do të transportohen në vendet e numërimit për secilën nga 382 zonat e numërimit.

Këtu përfshihen 380 zonat e qeverisjes vendore në Angli, Skoci dhe Uells, plus nga një për Irlandën e Veriut dhe Gjibraltarit.

Rezultatet paraprake të këtyre zonave do të shpallen gjatë gjithë natës, kurse shifrat zyrtare do të publikohen të premten në orët e paradites.

Referendumi i fundit u mbajt 5 vite më parë kur votuesit kundërshtuan përpjekjet për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së deputetëve.

Kurse i pari u mbajt në vitin 1975, ku britanikët u pyetën nëse vendi duhej të vijonte të ishte apo jo pjesë e Komuniteti Ekonomik Evropian.

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë

"Parada planetare", fenomeni i rallë në qiell pritet të ndodhë këtë javë

Botë
Kalo në kategori