Red Bull Palim Fjalësh 2024: Spektakli i kulturës Hip Hop në Kosovë vjen përsëri!

RedBull Palim Fjalesh eventi që i kushtohet kulturës së Hip Hop-it në Kosovë, po vjen përsëri!
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme do të mbahet më: 13 dhjetor 2024, në Teatrin Oda në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00. Në skenë do të dalin 16 MC më të mirë, të përzgjedhur përmes aplikimeve, për t’u përballur në një betejë epike me rima dhe stil, ku vetëm më i miri do të marrë çmimin e parë. Gara do të shoqërohet nga një atmosferë unike me jurinë, DJ-të dhe moderatorët më të njohur të skenës Hip Hop në Kosovë. Ju ftojmë të bashkoheni në ngjarjen Red Bull Palim Fjalësh, ku do të shfaqen talentet më të mira të rap-it në Kosovë! Vizioni i këtij eventi është të promovojë kulturën e Hip Hop-it dhe të avancojë skenën muzikore, duke sjellë energjinë e Bim Bima, reperit të njohur kosovar, si MC Juri.


















































