Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Federatës Universale të Paqes, mori pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Lidership, “Drejt Ndërvarësisë dhe Prosperitetit të Përbashkët: Roli i Liderëve Fetar dhe Parlamentarëve”, mbajtur në Vjenë më 28 dhe 29 prill.
Reçica ishte i ftuar, në mesin e shumë përfaqësuesve të nivelit të lartë botërorë, të diskutojë për temën, “Rrugët e Paqes në Ballkan”, në cilësinë e Ambasadorit të Paqes dhe si Ministër i MPMS-së.
Gjatë fjalës së tij, ministri tha se ne, në Ballkanin Perëndimor duhet ta kuptojmë se politikat duhet të drejtohen kah fqinjësia e mirë, zhvillimi ekonomik, largimi i barrierave dhe rruga pa alternativë tjetër, siç është integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, mburoja e aleatëve të NATO-s është ajo që i duhet dhe do t’i duhet rajonit tonë.
“Në rajon, e në këtë rast edhe në Kosovë, jetojmë të lirë duke iu falënderuar përpjekjeve të shumë brezave për liri dhe paqe dhe luftës së fundit të imponuar, qëllimin e së cilës e kuptoi drejtë edhe faktori ndërkombëtar, si rezultat i së cilës, patëm edhe ndërhyrjen e Botës Demokratike, Forcave të NATO-s, të cilave gjithmonë do t’iu jemi falënderues për krijimin e kësaj paqeje, pa të cilën të paktën unë nuk do të isha pjesë e këtij paneli”, citohet të ketë thënë Reçica, sipas njofitmit të MPMS-së.
Ministri tutje tha se rajoni, në brishtësinë të tij shihet arenë e përshtatshme për çdo lloj ekstremizmi, duke përfshirë sidomos atë fetar.
“Ekstremizmat po provojnë gjithë këto vite të ndërtojnë një orbitë të tyre, me qëllim interferimi. Përdorimi i fesë për qëllime politike dhe të shtrirjes ushtarake dhe ekonomike, në vetvete nuk është vetëm një ekstremizëm fetar, por edhe një synim me qëllim ndikimi gjeopolitik mbi rajonin”.
Reçica tha se fatkeqësisht, po mbretëron ende një agjendë për t’u goditur nga politikat agresive, edhe pse Kosova është shumë e angazhuar në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen dhe sigurinë e të drejtave të njeriut, në veçanti të komuniteteve, të drejta të cilat janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Në këtë rast, dua të theksoj se Serbia jo vetëm që heziton të na njohë, por ajo po bënë shumë për të na penguar në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe integrimit. Ajo duhet ta kuptojë, se Kosova është një shtet i pavarur më synim të qartë, zhvillimin ekonomik, ruajtjen e paqes dhe qëllimi kryesor, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E mira është që populli ynë është i orientuar në qindpërqindshin e vet drejt Perëndimit, duhet që edhe vendet fqinje të kuptojnë se rajoni ka nevojë për dy gjëra krejt bazike: Paqe dhe zhvillim”.
Sipas Reçicës, sot, të gjithë jemi të bindur se paqja mes nesh ruhet përmes dialogut të brendshëm, duke e pranuar njëri-tjetrin ashtu sikur jemi dhe aty ku jemi, duke e pranuar diversitetin tonë si vlerë e jo si pengesë e rrezik, duke aspiruar bashkimin në familjen e përbashkët, e jo duke i vënë njëri-tjetrit shkopinj nën rrota.
“Vetëm të bashkuar në familjen tonë të përbashkët në Bruksel qoftë për Bashkimin Evropian, qoftë për mbrojtjen e sigurinë nën mburojën e NATO-s, rajoni ynë do të lë pas të kaluarën e mbushur me gjak e luftëra”.
Për ta pasur rajonin tonë edhe më të sigurt e më të plotësuar, Reçica tha se duhet që Greqia, si një shtet me traditë të bashkimit evropian, ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
“Ne e thërrasim edhe me këtë rast që ajo ta jap shembullin dhe ta bëjë nismën e këtij ngërçi të pesë shteteve të Bashkimit Evropian. Pavarësia e Kosovës është edhe detyrë greke, sepse ne jemi fqinjë dhe kemi shumë rrugë për të bërë bashkë”, tha Reçica.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite