LAJMI I FUNDIT:

Reçica merr detyrën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale

Reçica merr detyrën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministri Skender Reçica filloi sot punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri mbajti një takim me stafin menaxhues të MPMS, për të identifikuar sfidat që e presin këtë dikaster.

Ministri Reçica falënderoi stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, si dhe për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare.


Reçica theksoi se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, vazhdimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar, si edhe angazhime të tjera për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.​ /Telegrafi/