Receta për versionin e shpejtë të ëmbëlsirës së preferuar!

Kjo ëmbëlsirë për shumicën është e preferuar, mirëpo përgatitja e saj kërkon kohë.
Prandaj po ju sjellin tani recetën për ëmbëlsirën e katrorëve të kokosit, e cila i ka të gjitha shijet e origjinalit të preferuar
Përbërësit:- 1 paketë biskota,- 100 g çokollatë të zezë,- 2 dl qumësht,- 2 dl ajkë të ëmbël,- 250 g kokos.Përgatitja:
Thyeni çokollatën në katrorë dhe qiteni në një enë të thellë.
Shtoni qumështin dhe ajkën e ëmbël, dhe që të gjitha ngrohni në zjarr të lehtë duke i përzier vazhdimisht derisa të homogjenizohen të gjithë përbërësit.
Lini të ftohen.
Biskotat njomni në krem dhe pastaj në kokos.
Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni të gjitha biskotat.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































