Rebrov i zhgënjyer nga disfata: Është gjithmonë e vështirë ndaj Shqipërisë
Shqipëria e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve pasi triumfoi në udhëtim te Ukraina me rezultat 1-2.
Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov nuk e ka fshehur zhgënjimin pas kësaj humbje, duke kritikuar hapur futbollistët e tij.
Legjenda ukrainase ka thënë se goli i dytë i pësuar ndaj kuqezinjve është i pafalshëm, derisa tregoi se kishin probleme në repartin ofensivë për shkak të mbrojtjes së fortë të Shqipërisë.
“Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira”.
“Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Yaremchuk kishte një rast. Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët”.
“Është gjithmonë e vështirë të luash në këto nivele. Shqipëria mbrojti shumë e ngjeshur, nuk la asnjë hapësirë. Është shumë e vështirë të hapësh një mbrojtje të tillë, duhet të kesh durim. Ne u munduam ta bënim, por nuk kishte saktësi në zonën e rreptësisë. Ky ishte edhe problemi që kishim në ndeshjen ndaj Rumanisë, ku kontrolluam topin por nuk krijuam raste, nuk mbushëm zonën e rreptësisë”.
“Shqipëria, ashtu si në Evropian, u mbrojt mirë. Megjithatë, tani pyetja nuk është rreth sulmit tonë, por rreth mbrojtjes, si mund të pësohen 2 gola në 3 kundërsulme? Nuk kishte ekuilibër në mbrojtje, e gjithë skuadra duhet të mbronte në pjesën e dytë, të mos lejonte që të krijoheshin këto momente”.
“Ne i dhamë disa këshilla. Në 15 minutat e parë të pjesë së dytë ne dominuam, krijuam raste, shënuam një gol. Por siç e thashë, futbolli nuk është vetëm sulm por edhe mbrojtje, Goli i dytë që pësuam, e pashë edhe një herë tani dhe nuk e kuptoj se si mund të mbrosh kështu në këto nivele. Ne çuam ritmin në fillimin e pjesës së dytë, shënuam një gol, por duhet të luajmë 90 minuta”, deklaroi Rebrov. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëReal Madrid po planifikon një ofertë për ‘lojtarin e paprekshëm’ të Man Cityt
Zbulohet ‘super-kontrata’ e re e Cristiano Ronaldos me Al Nassr – sa do të fitojë në ditë, orë, minutë dhe sekondë?
Ylli i Ligës Premier futet në listën e ngushtë të Barcelonës për ta zëvendësuar Lewandowskin
Messi po rikthehet tek Barcelona gjatë këtij viti? Një klauzolë speciale ia lejon këtë
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës
Caktohet data kur do të luhet ndeshja Everton-Liverpool e cila u shtye shkaku i stuhisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë