Rebel Wilson u shfaq elegante në premierën e Cirque du Soleil, pasi njoftoi se ajo dhe gruaja e saj presin fëmijën e dytë

Rebel Wilson u shfaq plot shkëlqim në premierën e Cirque du Soleil në Nuevo Vallarta, Meksikë, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të artë me xixa.
Kjo ishte paraqitja e saj e parë publike që nga momenti kur ajo dhe bashkëshortja e saj, Ramona Agruma, njoftuan se janë në pritje të fëmijës së dytë.
Aktorja 45-vjeçare zgjodhi një fustan festiv nga Temperley London, të cilin e kombinoi me taka të arta Gucci, bizhuteri minimaliste dhe një çantë elegante në të njëjtën nuancë, shkruan DailyMail.

Pamja e saj elegante u plotësua ndërsa pozonte në tapetin e kuq me shumë vetëbesim.
Lajmi për shtatzëninë u nda më 8 dhjetor përmes Instagramit, ku Ramona publikoi një seri fotografish që pasqyronin momente familjare dhe rrugëtimin drejt këtij kapitulli të ri.

Ajo shkroi se foshnja numër 2 është rrugës, duke e quajtur këtë lajmin më të lumtur për familjen tonë.
Çifti tashmë është prind i vajzës trevjeçare Royce, e lindur përmes një nëne surrogate në vitin 2022.
Rebel ka folur shpesh për përvojën e saj si nënë, duke theksuar se prindërimi sjell shumë përgjegjësi, por edhe një lumturi që nuk e kishte imagjinuar më parë. /Telegrafi/




















































