Diario AS raporton se Real Madridit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton.

Rritja e jashtëzakonshme e 21-vjeçarit në Ligën Premier ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa “Shqiponjat” e Londrës e vlerësojnë kartonin e tij mbi 70 milionë euro.


Wharton shihet si një opsion i mundshëm për përmirësim ose edhe zëvendësim afatgjatë të Aurelien Tchouameni, falë dominimit të tij fizik, qetësisë me topin dhe aftësive të avancuara teknike në mesfushë.

Megjithatë, prioriteti aktual i “Los Blancos” duket se është sensacioni i mesfushës së AZ Alkmaar, Kees Smit.

Talenti 19-vjeçar pritet të kushtojë mbi 60 milionë euro dhe është në krye të listës për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

Real Madridi mbetet i gatshëm të investojë shuma të mëdha për një organizator mesfushor të nivelit të lartë, i cili mund të kontrollojë ritmin e lojës dhe të dominojë posedimin e topit në vitet në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app