LAJMI I FUNDIT:

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Në minutën e 20-të të ndeshjes ka ndodhur një gjest i bukur sportiv nga ana e Manchester United dhe Real Sociedad.  

Të dyja skuadrat ranë dakord para ndeshjes për të ndërprerë lojën sapo të perëndonte dielli, në mënyrë që Nayef Aguerd dhe Noussair  Mazraoui të bënin iftar, pas një dite pa konsumuar ushqim dhe ujë.  

Festa e myslimanëve për një muaj nuk i lejon besimtarët e saj të hanë ushqim para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, kur ra nata, ata vendosën një pauzë hidratimi në mënyrë që të dy futbollistët të mblidhnin forcat. 


Me rezultatin 0-0 dhe një ndeshje jo shumë mbresëlënëse për mënyrën se si luajtën të dyja skuadrat, ishte një veprim mjaft i duartrokitur nga tifozët.  

Lojtari i Real Sociedad, Aguerd iu afrua bankinës së skuadrës baske për të marrë një banane dhe pak xhel, dhe  Mazraoui bëri të njëjtën gjë, por vetëm me produkte të lëngshme.  

Dy marokenët po i bashkohen festës së Ramazanit të mijëra futbollistëve në mbarë botën.  

Një festë që filloi më 1 mars dhe përfundon më 29 mars, ndaj këto imazhe do t’i shohim gjatë disa ndeshjeve gjatë këtij muaji.  /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori