LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po mendon të ofrojë një shumë qesharake për transferimin e përhershëm të Kepas

Real Madridi po mendon të ofrojë një shumë qesharake për transferimin e përhershëm të Kepas

Kepa Arrizabalaga është huazuar te Real Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Portieri spanjoll iu bashkua skuadrës madrilene me urgjencë pas lëndimit të rëndë të portierit të parë Thibaut Courtois.

Kepa është bërë një titullar i rregullt te Los Blancos dhe të gjithë janë të kënaqur me paraqitjet e spanjollit në Santiago Bernabeu.


Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Real Madridi në verën e ardhshme
Lexo po ashtu Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Real Madridi në verën e ardhshme

Marrëveshja mes dy klubeve është një huazim i thjeshtë i Kepas te Los Blancos, por kryeqytetasit spanjoll nuk kanë të drejtë ose obligimin e blerjes përfundimtare.

Megjithatë madrilenët duan transferimin e përhershëm të Kepas dhe sipas asaj që ka njoftuar Defensa Central gjiganti spanjoll pritet të ofrojë një shumë qesharake prej 10 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij.

Mesazhi i Kepas nga konferenca e tij e parë si lojtar i Real Madridit, nuk do t'i pëlqej aspak Chelseat
Lexo po ashtu Mesazhi i Kepas nga konferenca e tij e parë si lojtar i Real Madridit, nuk do t'i pëlqej aspak Chelseat

Kjo shumë po konsiderohet qesharake për faktin se Kepa vazhdon të jetë portieri më i shtrenjtë në histori me Chelsean që pesë vite më parë kishte paguar 80 milionë euro.

Duket shumë e vështirë që Chelsea ta pranoj një ofertë të tillë, pasi londinezët pretendojnë të fitojnë shumë më shumë nga shitja e përhershme e Kepas. /Telegrafi/