LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po e përmbyll vitin 2024 me trofe: Mposht Pachucan dhe fiton FIFA International Cup

Real Madridi po e përmbyll vitin 2024 me trofe: Mposht Pachucan dhe fiton FIFA International Cup

Real Madridi po e mbyll vitin 2024 me trofe, pasi ka mposhtur 2-0 Pachucan për të fituar FIFA International Cup.

Madrilenët natyrisht e nisën më mirë ndeshje, por rastin serioz ishte për kundrshtarët e tyre.

Në minutën e 15-të, Nelson Deossa i Pachucas kërkoi penallti, por gjyqtari heshti.


Pas këtij rasti, Los Blancos vazhduan me dominimin, më pas edhe erdhi goli i pritur i Real Madridit me anë të Kyalian Mbappes.

Sulmuesi francez shënoi në minutën e 37-të për 1-0 nga një aksion i rrjedhshëm ndërsa Vinicius Junior ishte në rolin e asistuesit.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan sërish një gol.

Në minutën e 52-të, Rodrygo realizoi një gol të bukur, por që pati debat në lidhje me të, pasi Jude Bellingham ishte në rrezen e shikimit të portierit kundërshtar.

Gjyqtari i ndeshjes bëri të ditur se anglezi nuk ka interferuar në golin e brazilianit dhe kështu u dyfishua rezultati për Real Madridin.

Vinicius Junior lëshoi një mundësi të artë shënimi në minutën e 69-të, pasi goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 71-të, Salomon Rondon lëshoi një goditje të fortë me kokë, por që përfundoi jashtë.

Vinicius Junior e vulosi fitoren e Real Madridit, kur shënoi nga penalltia në minutën e 84-të.

Kështu, Real Madridi e përmbyll këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar FIFA International Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

La Liga
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori