Mbrojtja e Real Madridit u gjend në vështirësi të mëdha, duke pësuar tre gola në vetëm 24 minutat e para të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze dominoi pjesën e parë, me Fabian Ruiz që realizoi dy herë dhe Ousmane Dembele që shtoi një tjetër gol, duke e vënë Realin në një disavantazh të thellë dhe të papritur.


Golat nxorën në pah nisjen e dobët të madrilenëve, me gabime të theksuara në mbrojtje dhe mungesë kontrolli në mesfushë.

Kjo i dha mundësi sulmit dinamik të PSG-së të shfrytëzonte hapësirat dhe të ndëshkonte çdo pasiguri.

Goli i parë erdhi pas një depërtimi të Demebeles në zonë, ku Ruiz përfitoi nga mbulimi i dobët.

Goli i dytë u shënua nga vetë Dembele, pas një gabimi në vendosje të Antonio Rudiger.

Ruiz shënoi edhe të tretin, pas një aksioni të kombinuar me Achraf Hakimin.

Në mesfushë, dominimi i Vitinhas dhe Joao Nevesit e bllokoi totalisht ndërtimin e lojës së Realit, duke i lënë linjat e pasme të ekspozuara dhe portierin Thibaut Courtois të pambrojtur.

Ky fillim i dobët kërkon një reagim të menjëhershëm nga madrilenët në pjesën e dytë, nëse duan të mbajnë gjallë shpresat për një përmbysje dhe për një vend në finale. /Telegrafi/

telegrafi sport app