Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Valencias me rezultat 3-1.

Sistemi me katër ekipe në Superkupën e Spanjës është duke u përdorur për herë të parë, ndërsa po zhvillohet në Arabinë Saudite.


Ndeshja u zhbllokua shpejt, që në minutën e 15-të, kur Toni Kroos arriti të shënojë një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit.

GettyImages 1198289064 Toni Kroos (Foto: Francois Nel/Getty Images)

Mesfushori gjerman e zuri në befasi portierin dhe mbrojtjen e Valencias me një goditje të shpejtë dhe direkt nga këndi.

Nuk vonoi shumë dhe Real Madridi e shënoi edhe golin e dytë.

Ishte Isco që pranoi një top të kthyer dhe me një goditje të bukur e dërgoi skuadrën e tij në pushim me rezultat 2-0.

GettyImages 1198297071 Isco te Real Madrid (Foto: Francois Nel/Getty Images)

Forma e mirë e mbretërve vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Zhvillohej minuta e 65-të e takimit, kur Luka Modric shënon një gol shumë të bukur me një goditje të saktë (3-0).

GettyImages 1198298485 Luka Modric (Foto: Francois Nel/Getty Images)

Krejt çka mundi të bëjë Valenica ishte një gol në kohën shtesë i shënuar nga Dani Parejo nga pika e bardhë (3-1).

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, ku e pet fituesin e ndeshjes së dytë që zhvillohet të enjten mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. /Telegrafi/

https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1214995679577333761

telegrafi sport app