Real Madrid ka shënuar fitore kundër Club America me rezultat 2-0.

Skuadra e Zinedine Zidane luajti me përbërjen më të mirë në këtë ndeshje, ku nuk mungoi as fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.


Mbretërit ishin më të mirë në pjesën e parë, por u desh të presin minutën e 45-të të kalojnë në epërsi.

roni Ndeshja e parë e Ronaldos pasi fitoi Topin e Artë

Ishte Karim Benzema ai që shënoi.

Në pjesën e dytë Real Madridi shënoi edhe një herë për të kaluar në finale.

Ishte më i miri në botë për vitin 2016, Cristiano Ronaldo, ai që shënoi.

Madrilenët do të takohen me Kashiman e Japonisë në finale të botërorit të klubeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app