Abderrahim Ouhida, një tifoz i ri i Real Madridit nga Maroku, ka përjetuar një tragjedi të madhe në tërmetin shkatërrimtar të vitit 2023, ku humbi prindërit, gjyshin dhe dy prej motrave/vëllezërve të tij.

Pas fatkeqësisë, Abderrahim u pa në televizion duke mbajtur fanellën e Real Madridit, moment që tërhoqi vëmendjen e klubit madrilen.


Pas afro dy viteve, Reali nuk e ka harruar djaloshin, ndërsa vendosën ta ftojnë – ku përjetoi një ëndërr të vërtetë: ndoqi ndeshjen kundër Marseille, u bë pjesë e akademisë së klubit, mori një tur në “Santiago Bernabeu”, takoi lojtarët dhe mori një fanellë të firmosur nga të gjithë futbollistët dhe presidenti Florentino Perez.



Abderrahim doli në fushë para se të niste ndeshja ndaj Espaynol, ku të gjithë lojtarët e Realit u grumbulluan rreth tij dhe e duartrokitën për t’i dhënë mbështetje.

Një gjest human dhe i jashtëzakonshëm nga Real Madrid që i solli buzëqeshjen një fëmije të prekur rëndë nga tragjedia./Telegrafi/

telegrafi sport app