LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi interesohet për shërbimet e yllit në ardhje të Argjentinës

Real Madridi interesohet për shërbimet e yllit në ardhje të Argjentinës

Real Madridi po shikon për të përforcuar opsionet në sulm gjatë verës së ardhshme dhe klubi spanjoll tani po lidhet me një sërë emrash si kandidatë potencialë për transferim.

Përkundër Kylian Mbappes i cili me shumë gjasë do të largohet nga PSG-ja si transfer i lirë, “Los Blancos” po vlerësojnë disa opsione të ndryshme.

Mbappe ende nuk e ka arritur kulmin e karrierës, por Real Madridi po shikon më tej duke kërkuar të ndërtojë një skuadër të fortë për dekadën e ardhshme.


Siç raporton mediumi spanjoll Diario Sport, Real Madridi ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër talentin në ardhje të Argjentinës, Claudio Echeverri, teksa po paraqitet në Botërorin për grupmoshat U17.

Burime afër Real Madridit mohojnë lajmet për transferimin e Icardit
Lexo po ashtu Burime afër Real Madridit mohojnë lajmet për transferimin e Icardit

Echeverri ka shënuar het-trik duke i ndihmuar Argjentinës që të fitojë lehtësisht me rezultat 3-0 ndaj Brazilit në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Ai madje tashmë falë talentit të tij ka arritur që të bëhet pjesë e ekipit të parë të River Plate që bën gara në elitën e futbollit argjentinas.

Echeverri momentalisht vlerësohet diku rreth 20 milionë euro, por ky çmim ka të ngjarë të rritet gjatë javëve në vazhdim dhe për të siguruar shërbimet e tij, Real Madridi do të duhet të mposhtë konkurrencën e PSG-së dhe Manchester Cityt./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori