LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, synohet transferimi i tij në verë

Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, synohet transferimi i tij në verë

Real Madridi është duke kaluar nëpër një sezon me ulje ngritje të formës, ku sidomos në Ligën e Kampionëve punët nuk janë mirë.

Me largimin e Toni Kroos, gjërat në mesfushën e Real Madridit nuk janë më njësoj pasi gjermani ka lënë zbrazëti të mëdha.

Real Madridi raportohet se po shfaq interes për Martin Zubimendin për një transferim të mundshëm në verën e vitit 2025, ku spanjolli shihet si lojtari ideal për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga Kroos.


Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë
Lexo po ashtu Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

Reprezentuesi spanjoll aktualisht ka kontratë me Real Sociedad deri në vitin 2027 dhe është shprehur i kënaqur me rolin e tij në klubin bask.

Nuk ka pasur asnjë përparim apo qasje zyrtare nga Real Madrid në këtë fazë, megjithatë, gjigantët e La Ligës thuhet se kanë një interes paraprak për lojtarin dhe se në të ardhmen do të bëjnë hapa zyrtar.

Vlera dhe paraqitjet e Zubimendit e kanë bërë atë objektiv të disa top klubeve. Pavarësisht kësaj, ai vazhdimisht ka deklaruar: “Jam i lumtur këtu te Real Sociedad”.

Mbetet e pasigurt nëse Real Madridi mund ta tundojë Zubimendin, ku për lojtarin interesim kanë shprehur edhe top klubet angleze si Man City, Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori