LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi beson se kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të nënshkruar me Jude Bellingham

Real Madridi beson se kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të nënshkruar me Jude Bellingham

Real Madridi është i vendosur të nënshkruajë me Jude Bellingham dhe në klub besojnë se kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të përfunduar transferimin e anglezit.

Los Blancos kanë treguar respektin e tyre ndaj klubit të tij, Borussia Dortmund, të cilët janë informuar për lëvizjet e Real Madridit, pasi klubi spanjoll është i prirur të ruajë marrëdhëniet e tij të mira me klubin e Bundesligës.

Bellingham e di se sa larg mund të shkojë Real Madridi dhe ka pranuar qëndrimin e drejtuesve të klubit Los Blancos, duke arritur një marrëveshje, edhe sa i përket pagës dhe kohëzgjatjes së kontratës.


Konkurrentët për të nënshkruar me Bellingham

Manchester City, Liverpool dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të interesuar për të marr shërbimet e tij dhe Real Madridi është i vetëdijshëm se mund të mos jetë në gjendje të bëjë një ofertë më të mirë se PSG-ja , e cila mund t’i ofrojë atij një kontratë fitimprurëse pavarësisht humbjeve prej 359 milionë eurosh.

Megjithatë, ata besojnë se kanë avantazhe të tjera që bënë që lojtarët si Aurelian Tchouameni, Eduardo Camavinga apo Endrick t’i zgjedhin ata ndaj gjigantëve të Ligue 1.

Hapat e ardhshëm në ndjekjen e Bellingham

Ndërkohë, CEO i Borussia Dortmund, Joachim Watzke është duke pritur që Bellingham ta informojë për vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen e tij përpara se të negociojë me ndonjë klub tjetër.

Ekzekutivi më i lartë i klubit do të duhet së pari të kalojë në bordin e drejtorëve të Dortmundit, i cili kryesohet nga Christian Kullman dhe përbëhet nga shtatë persona të tjerë.

Pasi t’i jepet miratimi, ai më pas do të ulet për të negociuar largimin e lojtarit.

Duhet të theksohet se kontrata e Bellingham nuk përfshin asnjë klauzolë lirimi, kështu që Borussia Dortmund do të kërkojë 120 milionë euro, ndërsa Real Madridi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro plus bonuse.

Ndërkohë, Real Madridi e di se klubet e tjera do të përpiqen ta joshin lojtarin me oferta shumë më të larta se vlera e tij në treg./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori