LAJMI I FUNDIT:

​Reagon zyrtarisht fondacioni për mbrojtjen e Thaçit: MD paguan vetëm një avokat, procesi është stërzgjatur

​Reagon zyrtarisht fondacioni për mbrojtjen e Thaçit: MD paguan vetëm një avokat, procesi është stërzgjatur

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka reaguar edhe zyrtarisht, pas paqartësive të krijuara në publik lidhur me ndërprerjen e kontratës me disa prej avokatëve të Thaçit në Hagë dhe shqetësimet e krijuara te qytetarët lidhur me procesin gjyqësor.

Në reagimin e tyre, ky fondacion shpreh shqetësime lidhur me procesin e stërzgjatur përtej çdo parashikimi, duke thënë se shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme.

Duke mos dashur që të bëhen barrë e shtetit, sipas komunikatës zyrtare të fondacionit, tregohet se familja e presidentit Thaçi asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar skemën e mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për më tepër se tri vjet, e cila u mundësohet bazuar në legjislacionin primar e sekondar dhe ajo do të vazhdojë t’i mbulojë vetë shpenzimet e tyre familjare.


Por, sipas tyre, procesi po stërzgjatet përtej çdo parashikimi dhe shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme për familjen dhe njerëzit vullnetmirë, prandaj si fondacion shprehin shqetësimin për procesin e mëtejmë dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të mbrojtjes.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë dje ka sqaruar se realizon pagesa vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi – Luka Misetiq, ndërsa për avokatet tjerë potencialë, të cilët angazhohen nga Thaçi, MD nuk ka marrëveshje dhe nuk mban përgjegjësi për realizmin e pagesave.

Ministria e Drejtësisë: Afër 23 milionë euro janë shpenzuar për avokatët e tetë ish-luftëtarëve të UÇK-së
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë: Afër 23 milionë euro janë shpenzuar për avokatët e tetë ish-luftëtarëve të UÇK-së

Komunikata e plotë e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”:

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, pas njoftimit për ndërprerjen e kontratës së angazhimit me një pjesë të ekipit mbrojtës të presidentit Hashim Thaçi dhe njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, ka pranuar reagime dhe shqetësime të shumta të qytetarëve.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të realizojë pagesa vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje, pa e specifikuar kufizimin e marrëveshjes vetëm për një avokat, që në rastin e presidentit Hashim Thaçi mund të mbulojë vetëm shpenzimet e avokatit Luka Misetiq.

Në këtë mënyrë, kufizimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë ka pamundësuar vazhdimin e kontratës përkatëse dhe se shuma e kufizuar nga kjo ministri, si e tillë, nuk është e mjaftueshme as për shpenzimet mujore të stafit mbështetës të një avokati ndërkombëtar.

Duke i falënderuar përultësisht njerëzit vullnetmirë për secilin shqetësim të tyre, e vlerësojmë të nevojshme që lidhur me këtë çështje t’i ofrojmë edhe këto sqarime:

Si pasojë e rishikimit të akteve nënligjore nga Ministria e Drejtësisë, me të cilat është kufizuar tejmase mundësia për kompensimin e shpenzimeve të ekipeve mbrojtëse në procesin gjyqësor të Hagës, edhe përkundër që ligji në fuqi ka krijuar bazën juridike për të mbuluar këto shpenzime, rrugëzgjidhja e vetme ishte ndërprerja e kontratës me një pjesë të ekipit mbrojtës të Thaçit për shkak të pamundësisë financiare për t’i mbuluar këto shpenzime.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të realizojë pagesa vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje, pa e specifikuar kufizimin e marrëveshjes vetëm për një avokat, që në rastin e presidentit Hashim Thaçi mund të mbulojë vetëm shpenzimet e avokatit Luka Misetiq.

Në këtë mënyrë, kufizimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë ka pamundësuar vazhdimin e kontratës përkatëse dhe se shuma e kufizuar nga kjo ministri, si e tillë, nuk është e mjaftueshme as për shpenzimet mujore të stafit mbështetës të një avokati ndërkombëtar.

Sidoqoftë, deri më tani, pothuajse i gjithë angazhimi i ekipeve të mbrojtjes të z. Thaçi është mbuluar nga kontributi i familjarëve dhe njerëzve vullnetmirë, të cilët i falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen.

Duke mos dashur që të bëhen barrë e shtetit, familja e presidentit Thaçi asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar skemën e mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për më tepër se tri vjet, e cila u mundësohet bazuar në legjislacionin primar e sekondar dhe ajo do të vazhdojë t’i mbulojë vetë shpenzimet e tyre familjare. Por, procesi po stërzgjatet përtej çdo parashikimi dhe shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme për familjen dhe njerëzit vullnetmirë, prandaj si fondacion jemi të shqetësuar për procesin e mëtejmë dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të mbrojtjes.

Duke shprehur mirënjohje për të gjithë kontribut-dhënësit, kërkojmë që çështja e shpenzimeve për mbrojtjen juridike të trajtohet me seriozitetin më të lartë nga institucionet e vendit./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori