Reagon Valencia: 35 për qind e rasteve me coronavirus na erdhën nga Milano

Valencia ka lëshuar një njoftim se infektimi i lojtarëve të tyre me coronavirus erdhi në ndeshjen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes skuadrës spanjolle dhe asaj italiane u zhvillua në San Siro, derisa vendasit kishin arritur të triumfonin 4-1.
Autoritetet italiane kishin paralajmëruar se ka një rrezikshmëri të lartë se mund të infektohen edhe lojtarët, mirëpo ndeshja ishte zhvilluar me dyer të mbyllura.

"Edhe pse vendosëm rregulla strikte pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve në Milano me 19 shkurt 2020, një njoftim nga autoritetet italiane ka bërë me dije se ekzistonte një rrezikshmëri e lartë ditë më vonë", thuhet në njoftimin e Valencias.

Nga
Telegrafi
17/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































