Qeveria e Kosovës shpreh pakënaqësi lidhur me Strategjinë për Zgjerim të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të publikuar sot nga Komisioni Evropian, duke thënë se Republika e Kosovës trajtohet në mënyrë asimetrike, pa qartësi për të ardhmen e saj evropiane, duke renditur vetëm kushtet dhe jo stacionin e Kosovës.
Në deklaratën e Qeverisë thuhet se “Republika e Kosovës ka një varg arritjesh të cilat do të duhej të njihen dhe pranohen nga Bashkimi Evropian si përkushtim serioz për avansim thelbësor në rrugën evropiane të shtetit tonë.”
“Me Qeverinë e re, Kosova ka implementuar shpejtë dhe me efikasitet prioritetet kyçe të listuara në Agjendën e Reformave Evropiane (ERA 2017), dhe kështu ka bërë progres të konsiderueshëm në përmbushjen e kritereve të përgjithshme të MSA-së. Qeveria e Kosovës ka pritur që ky progres të jetë i mjaftueshëm për të qartësuar rrugën që ka Kosova para vetes për të fituar statusin kandidat, ashtu siç ishte me të gjitha shtetet tjera të rajonit, dhe Strategjia e Zgjerimit të jetë mundësi dhe udhërrëfim i barabartë për të gjithë, e jo vetëm të listojë kriteret pa i renditur rezultatet e arritura”, thuhet në deklaratë, njofton Telegrafi.
“Derisa ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara nesh, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ketë politikë të qartë ndaj Kosovës, në mënyrë që të avansojë procesin e saj të integrimit, dhe të mos rrezikohen të arriturat tona të përbashkëta për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. Këto janë edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, të cilët presin nga Bashkimi Evropian trajtim të barabartë si për të gjithë qytetarët evropianë”.
“Megjithëkëtë, duhet theksuar përkushtimin e qartë të Kosovës për implementim efikas të MSA-së, seriozitet në forcimin e sundimin të ligjit dhe institucioneve përkatëse, dhe fqinjësi të mirë. Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjetja e nënës me tre fëmijë në ujërat e Bunës, Peleshi jep detaje nga operacioni
Dauti: Sot në Tetovë pritet të votojnë 54 të burgosur dhe 181 persona të sëmurë e të pafuqishëm
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'