LAJMI I FUNDIT:

Reagon Nisma pas deklaratës skandaloze të anëtarit të saj për Albin Kurtin

Reagon Nisma pas deklaratës skandaloze të anëtarit të saj për Albin Kurtin

Pas deklaratës së Haxhi Hotit, bërë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka reaguar Nisma.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tashmë është deputet i zgjedhur nga kjo parti, ka thënë se Nisma distancohet nga çdokush që shfaq shenja urrejtje ndaj të tjerëve.

Anëtari i Nismës me deklaratë skandaloze: Kurti i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet
Lexo po ashtu Anëtari i Nismës me deklaratë skandaloze: Kurti i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet

“Nisma ka anëtarë shumë dhe ne nuk mund të japim prononcim për secilin koment individual që e bëjnë anëtarët e saj. Normalisht që distancohemi nga ato komente. Personi në fjalë nuk është në strukturat drejtuese të partisë. Distancohemi nga çdo qëndrim individual i çdokujt që është në kundërshtim me parimet që i ka Nisma Socialdemokrate. Ju e dini si ka qenë dhe si është qasja e Nismës në raport me subjektet e tjera politike dhe liderët e tyre”, ka thënë ai.


Reagimi erdhi pasi, anëtari i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pa matur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori