LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ministri i Shëndetësisë së Trinidadit dhe Tobagos: E hulumtuan rastin për të cilin foli Nicki Minaj, rezultoi të mos jetë i vërtetë

Reagon Ministri i Shëndetësisë së Trinidadit dhe Tobagos: E hulumtuan rastin për të cilin foli Nicki Minaj, rezultoi të mos jetë i vërtetë

Ministri i Shëndetësisë në Trinidad dhe Tobago, Terrence Deyalsingh e etiketoi të mërkurën si “të rremë” pretendimin e reperes amerikane, Nicki Minaj, se një person në ishullin e Karaibeve pësoi ënjtje të testikujve pasi mori një vaksinë COVID-19.

Minaj e lindur në Trinidad shkaktoi një zemërim ndërkombëtar kur ajo pretendoi në Twitter se kushëriri i saj në Trinidad refuzon të marrë vaksinën anti-COVID sepse shoku i tij u bë i impotent pasi u vaksinua.

“Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën”, tha Minaj, e cila ka 22.6 milionë ndjekës në Twitter, të hënën, shkruan CNN.


Komentet shkaktuan një reagim ndërkombëtar, me zyrtarë të lartë amerikanë dhe britanikë të coronavirusit që dënuan pretendimet e bëra nga reperja.

Deyalsingh gjithashtu denoncoi deklaratën e artistes së nominuar për “Grammy” si humbje kohe.

“Një nga arsyet pse ne nuk mund t’i përgjigjeshim dje zonjës Minaj në kohë reale është se ne duhej të kontrollonim dhe të siguroheshim se ajo që ajo po pretendonte ishte ose e vërtetë ose e rreme. Fatkeqësisht, ne humbëm kaq shumë kohë dje duke vërtetuar se ky pretendim ishte i rremë”, tha Deyalsingh.

Kur u pyet për postimet e Minajt, Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, tha se kishte shumë dezinformata në rrjetet sociale.

Shtëpia e Bardhë e fton reperen Nicki Minaj në takim pas deklaratave skandaloze për vaksinën anti-COVID?
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë e fton reperen Nicki Minaj në takim pas deklaratave skandaloze për vaksinën anti-COVID?

“Unë nuk e fajësoj atë për asgjë – por ajo duhet të mendojë dy herë për përhapjen e informacionit që me të vërtetë nuk ka bazë, përveç një anekdote të njëfishtë, dhe kjo nuk është ajo me të cilën shkenca ka të bëjë”, tha ai.

Minaj tha në një status të veçantë në Twitter se ajo nuk kishte qenë në gjendje të përfundonte mjaft hulumtime të saja mbi vaksinat COVID-19 për të marrë një në kohë për Met Gala 2021, një mbledhje fondesh e mbushur me yje që u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit të New Yorkut.

Më vonë, Minaj shtoi se do të vaksinohet për të qenë në gjendje që të marrë pjesë në evente të tilla. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards

“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards

Magazina
Kalo në kategori