LAJMI I FUNDIT:

Reagon Katica Janeva: Kam folur me të dyshuarit për të marrë më shumë informacione

Reagon Katica Janeva: Kam folur me të dyshuarit për të marrë më shumë informacione

Prokurorja speciale Katica Janeva ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit nga gazeta italiane në lidhje me rastin “Haraçi”, në të cilat dëgjohet edhe zëri i saj.

Në deklaratën publike të publikuar në faqen e PSP-së, Janeva thotë se ka biseduar me Kamçevin në mënyrë që të merr më shumë informacione në lëndët ku ai ka qenë i dyshuar, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Si prokurore speciale detyra ime është të kontaktojë me të gjith ëtë dyshuarit si dhe personat tjerë në lidhje me procedurat penale që udhëheq PSP dhe nga të gjithë ata të nxjerr sa më shumë informacione në lidhje me lëndët. Kam biseduar për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me të dyshuarit, për zbulimin e informacioneve të reja në të mirë të hetimeve, më sakt, për përmirësimin e pozitave tona si prokuror publik, por në asnjë rast dhe moment nuk kam bërë tregti për asnjë ndikim, nuk e kam keqpërdorur pozicionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Prokurori është çdo herë prokuror, edhe kur flet me të dyshuarit në celular, ndërsa për deklaratë të tillë në atë moment ka pasur arsye”.

“La Verita” publikon incizime të reja në të cilat thotë se është zëri i Katica Janevës
Lexo po ashtu “La Verita” publikon incizime të reja në të cilat thotë se është zëri i Katica Janevës

“I ftoj të gjitha organet hetuese sa më parë të përfundojnë hetimet, të mbledhin të gjitha dëshmitë dhe të përfundojnë të hetimet forenzike lidhur me rastin “Haraçi”, që të zbardhet e vërteta dhe emri im. Pasi të prezantohen dhjetëra hetime të përgatitura për procesim të shpejtë, nga ana e PSP-së shumë shpejtë do të sqarohen shumë gjëra për opinionin”.

“Në ato lëndë janë të dyshuar dhe shpresoj se do të akuzohen shumë funksionarë të kaluar dhe aktual dhe persona të rëndësishëm në parti, e nga kjo do të sqarohet pse dikush me të gjitha forcat tenton të rrezikojë besueshmërinë time dhe të PSP-së, si dhe prokurorëve tjerë, e me këtë mundohen të shkatërrojnë lëndët penale që i ka PSP. Shpresoj që kjo mos të ndodhë”, thotë Janeva.

Ajo më tej thekson se pasi të kthehen nga pushimi vjetor të gjithë prokurorët e PSP-së, do të jepet llogari për punën e deritanishme në lidhje me hetimet dhe parahetimet e PSP-së.

“Ky është obligim i imi dhe detyrë që do ta prezantojë para opinionit dhe institucioneve kompetente, me çka do të largohen të gjitha presionet eventuale që mund të kenë prokurorët në PSP. Më pas pres që gjitha lëndët të vazhdojnë të punohen nga Prokuroria kompetente, me çka do të vazhdojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, thotë Janeva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori