LAJMI I FUNDIT:

Reagon Hoxhaj pas vendimit të Speciales për ish-drejtuesit e UÇK-së: Ata janë heronj të gjallë të Kosovës

Reagon Hoxhaj pas vendimit të Speciales për ish-drejtuesit e UÇK-së: Ata janë heronj të gjallë të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi u njoftua se Specialja ka  refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në liri.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.


Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa duket qartazi se ka mbajtur linjën e njëjtë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, ndonëse të tri këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori