LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe PDK në Skenderaj: Bekim Jashari para se të etiketoj Lushtakun të ofrojë siguri në sallë

Reagon edhe PDK në Skenderaj: Bekim Jashari para se të etiketoj Lushtakun të ofrojë siguri në sallë

Pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin Komunal të Skenderajt ka reaguar edhe dega e PDK-së në këtë komunë.

PDK thotë se e “dënon dhunën e ushtruar nga zyrtarët e Komunës së Skenderajt ndaj asambleistit të zgjedhur”.

PDK kërkon nga Kryetari i Komunës Bekim Jashari tu garantojë siguri të zgjedhurve në punën e tyre brenda institucionit dhe “të ndalojë vartësit e tij në shpërfaqjen e muskujve ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt”.


Komunikatë e PDK-së dega në Skenderaj
Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj dënon dhunën që është shfaqur sot gjatë zhvillimit të punimeve në seancën e Kuvendit komunal të Skenderajt, të ushtruar nga zyrtarët e Komunës së Skenderajt ndaj njërit nga asambleistët e zgjedhur. Veprimet e tilla janë totalisht të papranueshme dhe përbëjnë akte të turpshme dhe skandaloze mbi të zgjedhurit në mënyrë demokratike.

E drejta e shprehjes së mendimit të lirë ka qenë vlerë e përhershme në institucionet e Skenderajt deri më tani, e cila duhet të promovohet dhe t’i garantohet secilit asambleistë të zgjedhur pavarësisht bindjeve politike. Prandaj kërkojmë nga Kryetari i Komunës Bekim Jashari që para se të etiketojë përfaqësuesit e subjekteve politike për gjoja bllokim të punës së tij, të garantojë siguri të zgjedhurve në punën e tyre brenda institucioni dhe të ndalojë vartësit e tij në shpërfaqjen e muskujve ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku asnjëherë dhe ndaj askujt nuk ka përdorur “dorën e zgjatur”, përkundrazi ai ia ka zgjatur dorën çdo kujt dhe çdo herë, kur i është kërkuar, përfshirë edhe kryetarit të tanishëm të Skenderajt Bekim Jashari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori